Coca-Cola Summer Festival çliroi tinguj dhe energji të reja për mijëra ndjekës të mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës më 4 korrik të këtij viti, për të festuar emocionet e verës dhe duke sinkronizuar rrahjet e zemrës me muzikën.
Në përgjigje të ftesës nga Coca-Cola për të qenë #InTune me mënyrën më të bukur të përjetimit të verës, 25,000 njerëz u mblodhën për të shijuar festivalin më të shumëpritur në Shqipëri.
Gjithashtu, mijëra të tjerë patën mundësi ta ndjekin festën përmes ekraneve të televizorëve nga shtëpitë e tyre.
Nën një qiell të qartë dhe plot yje, artistë si Xhensila Myrtezaj, Fifi, Alar Band, Klea Huta, Nora Istrefi, Renis Gjoka, Orgesa Zaimi, Klint Collaku, Dj Sardi, si dhe ylli i mbrëmjes, Era Istrefi, ndezën skenën me muzikë dhe performanca mbresëlënëse.
Për t’i shtuar edhe më shumë zbavitje argëtimit të parashikuar, qytetarëve iu dha mundësia që të luanin lojëra të ndryshme para koncertit, për të fituar mundësinë e vizitave pas skenës dhe për t’u takuar me idhujt e tyre të muzikës.
Spektakli përfundoi mes duartrokitjeve dhe brohorimave, dhe pjesëmarrësit morën zotimin që edhe vera e ardhshme do të ndizej me një përvojë unike nga Coca-Cola.
Teksa njerëzit e fundit lanë sheshin dhe pllakat e tij u lanë aq sa pasqyruan hënën e verës, aty mbeti premtimi i një festivali unik në 2020-n.
EKIPI:
Creative Director / Gazmend Pinjolli
Art Director / Nertila Pere
Art Director / Kamela Kondili
Junior Art Director / Anila Kondi
Junior Art Director / Kristi Çunga
Client Service Director / Çeltina Lloshi
Senior Account Manager / Albi Beqiraj
BTL Manager / Flavia Hitaj
Senior Account Manager / Jonida Zguro
BASHKËPUNËTORË:
Koordinim / Kuadr