Carlsberg: Birra për futboll

Carlsberg, një nga produktet më të shitur prej një nga fabrikat e birrës më të njohura në botë, kërkonte me ngulm rritjen e prezencës në tregun shqiptar. Nën konsulencën e McCann Tirana, Carlsberg vendosi të fokusonte komunikimin me publikun jashtë shtëpive drejt klubeve dhe restoranteve të zgjedhur. Tamam në vendet ku ndodhej targeti i Carlsberg.

Vizuale të goditura ndihmuan shfaqjen e tipareve kyç të këtij produkti premium dhe nisjen efektive të fushatës TAC.

Carlsberg campaign photo collage

Carlsberg campaign photo collage new

Faktori kohë ishte tejet i rëndësishëm për një fushatë të tillë. Implementimi përgjatë kampionatit Euro 2012 lejoi që Carlsberg të aktivizohej natyrshëm dhe me një shtytje kreative në vendet e zgjedhura. Materialet promocionale nxorrën më shumë në pah markën e birrës duke lejuar komunikimi tek publiku i lidhjes së saj të ngushtë me botën e futbollit.

Carlsberg campaign TAC

Carlsberg POS activation mockup

Carlsberg campaign jersey mockup

 

EKIPI:

Senior Art Director / Gazmend Pinjolli

Graphic Designer / Endrit Godeni

Senior Graphic Designer / Flonia Vasia

Account Manager / Elona Zebi

Account Executive / Eralba Hysi