Bramac: Fushata mediatike 2012

Bramac, kompania austriake e njohur për tjegullat cilësore, po planifikonte lançimin e një fushate mediatike strategjike gjatë vitit 2012.

Përmes kësaj fushate, Bramac synonte rritje të vetdijes për markën në treg dhe krijimin e interesit duke komunikuar qartë veçoritë kryesore dhe funksionalitetin e produkteve të saj.

McCann duhej të sillte në jetë një fushatë të sukseshme duke gjeneruar gumëzhitje pozitive rreth markës përmes word-of-mouth dhe një impakt të fortë mediatik për të ngjallur sa më shumë interes tek publiku.

Në bashkëpunim me Idols & Friends, McCann ja doli mbanë të krijonte një fushatë të suksesshme mediatike e cila u implementua në dy faza. Për të arritur një shtrirje më të gjerë, Bramac komunikoi direkt përmes mediave tradicionale si dhe përmes eventeve PR të cilat informuan palët e interesuara dhe gjeneruan në tërësi një impakt pozitiv mbi markën.

EKIPI:

Account Manager / Elona Zebi

Client Service Director / Çeltina Lloshi