TAP shënon instalimin e Turbo-Kompresorëve në Shqipëri

Në muajin qershor, gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), shënoi një hap të rëndësishëm në ecurinë e tij, instalimin e suksesshëm të turbo-kompresorëve në stacionin e kompresorit në Fier, një moment që e shndërron Fierin në një nga pikë strategjike në hartën e TAP dhe të gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP).

Mbërritja në këtë fazë e projektit dhe instalimi i suksesshëm i tre kompresorëve kërkonte një komunikim të mirë organizuar, ndaj TAP i besoi agjencisë McCann Tirana organizimin e eventit si dhe mbulimin mediatik të tij.

Organizimi i eventit përfshinte krijimin e elementëve kreativ informues në mënyrë tërheqëse, dizenjimin kreativ e të gjithë elementëve që do përdoreshin në event, dekorimin e hapësirave, propozime për sistemimin e terrenit ku do zhvillohej eventi, zbatimin në terren të planëvendosjes së elementëve dhe mbikqyrjen për mbarëvajtjen e programit.

Gjatë aktivitetit, përmes banerave dhe një video informuese, të pranishmit u njohën me ecurinë e projektit.

Eventi u mbajt në stacionin e kompresorëve në Fier, në një sipërfaqje të barabartë me pothuajse 25 fusha futbolli. Të pranishëm ishin 150 të ftuar, ndër ta Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministri i Energjitikës, z. Damian Gjiknuri, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj si edhe drejtues të lartë të projektit TAP.

Eventi u mbulua drejtëpërsëdrejti nga televizionet më të rëndësishme kombëtare dhe lokale ndërsa pas eventit lajmi u mbulua nga të gjitha mediat online, print dhe TV.

EKIPI

Graphic Designer / Nertila Pere

Art Director / Kamela Kondili

Jr. Art Director / Ana Hoxha

Creative Director / Gazmend Pinjolli

PR Manager / Ervin Qafmolla

BTL Manager / Ani Xhetani