Carrefour po lë pas zhurmën boshe të fushatave “çmim-cilësi” për të sjellë një kuptim të ri për integrimin e eksperiencës së duhur konsumatore.
Konsumatorit i tregohet se si Carrefour po e ripozicionon markën Euromax nën markën e tij dhe me një dispozitë të re e krejtësisht unike.
Carrefour e fton blerësin shqiptar për të krijuar një zakon të ri me blerjet në dyqanet e tij.
Vetëm Carrefour mund të ofrojë një eksperiencë blerjesh ashtu siç duhet:
- Çmime ashtu siç duhet: të përballueshme e të ulta.
- Oferta ashtu siç duhet: të tërheqshme, të shpeshta dhe me leverdi.
- Dyqane ashtu siç duhet: të ndryshëm në madhësi por që ruajnë të njëjtën cilësi.
- Shërbim konsumator ashtu siç duhet: trajtim pozitiv dhe shërbim me respekt.
Eksperinca e blerjes tek Carrefour, me shërbimin e mrekullueshëm për konsumatorët dhe atmosferën argëtuese, premton që jo vetëm t’ju japë qetësi përgjatë blerjes suaj por dhe të jetë gjithmonë një pikënisje për çfarë keni planifikuar më pas.
Rezultati: Më shumë kënaqësi në ditën tuaj dhe një shembull i mirë i ndryshimit pozitiv tek objektet e jetës së përditshme.
FUSHATA
Reklama TV përmbledh esencën e premtimit të ri të markës dhe është e realizuar në një ton argëtues, origjinal dhe thumbues. Realizimi i reklamës është në vetvete i pazakontë, duke e bërë më të lehtë që të tërheqë vëmendjen e audiencës.
Mesazhi i fushatës u përforcua më tej përmes një fushate Print dhe OOH (CTL, Billboards dhe stacion autobuzi) në të gjitha zonat ku Carrefour është i pranishëm me dyqanet e tyre.


TËRHEQJA KONSUMATORE
Vëmendje speciale iu kushtua aktivizimit të konsumatorëve, në mënyrë që ata ta provonin në vetë të parë premtimin e ri të Carrefour, duke adresuar kështu sa më shumë vizita në hipermarketet Carrefour.
Konsumatorët janë ftuar përmes Facebook, radios e metodave drejtuese, për të marrë pjesë në eventin e hapjes së një marketi Carrefour në qendër të Tiranës.
Një event argëtues i cili tërhoqi shumë pjesëmarrës me numra magjie të bazuar në produktet Carrefour, muzikë, persona VIP të zonës përreth dhe me shumë dhurata. Loja “Çmimi Carrefour është i saktë” nuk ka qenë ndonjëherë më zbavitëse.


Lojrat zbavitëse vazhduan në të gjitha marketet Carrefour me një aktivizim eksperimental 3 ditor. Vajzat e promocionit u jepnin klientëve një zarf i cili përmbante një pyetje apo gjëegjëzë e cila të jepte indicie për kupona të fshehur diku në market. Elementi i lojës shtoi vlerat argëtuese dhe krijoi mundësinë që konsumatori të mos i shihte më dyqanet vetëm si një element për blerje.
MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
Agjencia siguroi se premtimi i ri i markës të komunikohej në mënyrën e duhur për të gjitha grupet e interesit me një pritje zyrtare dhe një konferencë për shtyp. Më shumë se 100 pjesëmarrës – përfaqësues të medias, partnerët e biznesit, përfaqësues të qeverisë, dhe palë të tjera të përzgjedhura – morën mesazhin e rilançimit nga menaxhimi i lartë i Marinopoulos S.A. dhe CMB Albania. Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë mbajti fjalimin e tij të urimit në këtë ngjarje. Konferenca për shtyp gjeneroi një vëllim të madh mbulimi në edicione informative dhe mbi 12 artikuj të detajuar në print dhe online.


EKIPI:
Senior Art Director / Gazmend Pinjolli
Graphic Designer / Vincenzo Giannattasio
Art Director / Flonia Vasia
Graphic Designer / Qerim Greva
Business Development Manager / Ardit Bejko
Media Supervisor / Elona Zebi
Account Manager / Elvin Civici
BTL Manager / Eralba Hysi
Account Executive / Albi Beqiraj
Intern / Nino Mato
Managing Director / Suela Shtylla
