Abissnet, një nga kompanitë ISP më të mëdha në tregun shqiptar e cila është specializuar në shërbimin e telefonisë dhe internetit, po kërkonte të komunikonte tek publiku rritjen në shpejtësi të paketave që ofronte dhe njëkohësisht synonte të shfrytëzonte këtë rast për të prezantuar ofertën e fundvitit.
McCann Tirana arriti të sillte në jetë një mesazh kreativ dhe lozonjar përmes një reklame TV e cila qëndronte veçmas nga mesazhet e zakonshme publicitare të kësaj periudhe të vitit. Thirrja ndaj targetit rinor për të qenë vigjilentë ndaj Bonuseve Portokalli, e kthen eksperiencën në internet me Abissnet në një lojë argëtuese me bonus e cila në vetvete simbolizon shpejtësi më të lartë dhe qëndrim më të gjatë online për të gjithë përdoruesit.
Fushata publicitare e Abissnet u mbështet edhe nga medium print dhe outdoor.

EKIPI:
Art Direction / Flonia Vasia & Gazmend Pinjolli
Account Manager / Ardit Bejko
Client Service Director / Çeltina Lloshi
