Këtë vit, Ambasada Gjermane feston Tetorin Gjerman në Shqipëri nën moton “Larmia jonë – forca jonë” dhe McCann Tirana u përzgjodh për të krijuar identitetin vizual kryesor. Ashtu si vitet e kaluara, ambasada prezanton aspekte të ndryshme të kulturës dhe organizon projekte që nxisin shkëmbimet mes dy vendeve, duke përcjellë imazhin pozitiv të Gjermanisë dhe Tetorit Gjerman në Shqipëri.
Identiteti vizual për “Tetorin Gjerman 2023” është frymëzuar nga bukuria e diversitetit njerëzor, me një siluetë të qendërzuar që simbolizon unitetin dhe përfshirjen.
Silueta kryesore njerëzore del në pah nga sfondi përmes një grupi vibrant portretesh dhe elementësh artistikë, që përfaqësojnë thelbin tematik të “Tetorit Gjerman” dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore të tij.