Duhet guxim për t’u thënë jo armëve: OSBE mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar zotërimin dhe keqpërdorimin e pakontrolluar të armëve të zjarrit.

Projekti “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (SALW)” synon të mbështesë përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për të zbatuar angazhimet e OSBE-së në fushën e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së SALW, duke kontribuar kështu në sigurinë dhe stabilitetin rajonal të vendit. Për të rritur vizibilitetin e projektit për partnerët kryesorë, institucionet qeveritare dhe publikun, OSBE-së i duhej të krijonte dhe zhvillonte një identitet vizual të spikatshëm dhe të identifikueshëm për SALW. Identiteti vizual, së bashku me paketën e materialeve të komunikimit dhe videon promovuese, iu besua McCann Tirana.

Stili vizual i projektit trajtohet me një pamje të freskët, ikonike dhe moderne. Çdo element është unik në formën e tij, por krijohet përmes të njëjtave forma grafike të pastra. Kjo zgjidhje i jep projektit veçantinë vizuale, pasi imazhet ikonike janë qartësisht të identifikueshme, në mënyrë që njerëzit t’i dallojnë menjëherë imazhet dhe kuptimin e tyre.

Slogani “Duhet guxim për t’u thënë jo armëve” thekson krenarinë dhe zgjedhjet që e pasojnë atë, duke sjellë në vëmendjen e publikut faktin se guximi i vërtetë është të zgjedhësh rrugën e duhur për një të ardhme më të sigurt dhe guximi i vërtetë është të zgjedhësh të jesh pa armë.

EKIPI 

Creative Director / Flonia Vasia Gjollma
Art Director / Nertila Pere
Account Manager/ Pavlo Lera
Client Service Director / Çeltina Lloshi