Ne jemi ata që ushqejnë në mënyrë të vazhdueshme markat tuaja të preferuara në rrugëtimin e tyre. Përmes kreativitetit, planifikimit strategjik, komunikimit inovativ, guximit, humorit dhe dashurisë, do t’ju rrëfejmë historitë e tyre. Ju sigurojmë që këto histori janë autentike, të fuqishme dhe mbartin mesazhe me vlerë për ta bërë botën ku jetojmë një vend që na fal krenari.
Në zyrën tonë plot ngjyra në Tiranë ju do të njiheni me një skuadër entuziaste, të përkushtuar, kurioze dhe të përgatitur që pret me padurim projektin sfidues të radhës.
Mund të jetë projekti juaj? Le ta diskutojmë bashkarisht duke pirë një kafe.
Kontakt