SQ ENG

Kerkohet BTL Manager

Jemi duke rritur ekipin tonë të shërbimit të klientit duke kërkuar një BTL Manager me pasionin, energjinë dhe vizionin e duhur për t'u bashkuar me ekipin tonë të shërbimit të klientëve e që të përkujdeset për projektet dhe eventet BTL të klientëve tanë nga koncepti në realizim.
 
Çfarë duhet të ketë patjetër një Menaxher BTL që bëhet pjesë e skuadrës sonë?
- Mendon në mënyrë kreative
- Di t’u japë zgjidhje problemeve
- Është mjeshtër/e i negociatave
- I pëlqen jeta në agjenci
- Merr iniciativa me vetëbesim
 
Çfarë bën konkretisht një Menaxher BTL?
- Një menaxher BTL-i planifikon dhe organizon aktivitetet promocionale, eventet, seminaret, festat dhe konferenca për klientet e agjencisë.
- Menaxhon të gjithë procesin që nga faza e planifikimit e deri në realizimin dhe më pas raportimin e eventit. Ky rol është kryesisht operacional dhe shpesh përfshin punën në grup.
 
Kërkesat minimale:
- Diplomë universiteti në Marketing, Komunikim ose Biznes.
- 3-5 vite eksperiencë në sektorin e Eventeve dhe BTL ose eksperiencë si Account Manager me përvojë në BTL
Anglishte perfekte
 
Orët e punës:
Në përgjithësi orët e punës janë orët normale të zyrës por mund të të duhet të punosh disa orë shtesë përfshirë pasditet dhe fundjavat kur afron eventi.
 
Çfarë duhet të dërgosh për të aplikuar?
- Një CV të shkurtër që përshkruan përvojën, arritjet, edukimin dhe trajnimet.
- Një letër të shkurtër motivimi
 
Aplikimet dërgohen në: info@mccann.al. Afati për të aplikuar është data 10 janar 2020.
 
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e dytë.
 
Suksese!