SQ ENG

McCann Tirana mesyn plazhet per ndergjegjesim ndaj mbrojtjes nga dielli

McCann Tirana shkoi aty ku problemi është më i madh, duke ngritur vetëdijen për ekspozimin në diell në bregdetin shqiptar.
 
Duke iu bashkuar eventit vjetor të UM më 25 korrik, titulluar Impact Day (shqip “Dita e Impaktit”), vullnetarë nga stafi i McCann Tirana, të pajisur me mjete taktike, si spërkatësa me krem kundër diellit, kapela dhe mjete të tjera të kujdesit ndaj lëkurës, u takuan me plazhistë në Gjirin e Lalëzit, një nga më të mëdhenjtë në vend.
 
UM Impact Day 2019 | On the beach
 
UM Impact Day 2019 | Applying some sunscreen
 
“Lyhu me krem mos bëhet problem” ishte slogani i McCann Tirana, i përdorur për të vetëdijesuar pushuesit mbi nevojën për kujdes të shtuar ndaj lëkurës gjatë sezonit veror.
 
UM Impact Day 2019 | Tshirt mockup
 
Vullnetarët u përqendruan kryesisht te personat që shfaqnin shenja të djegies nga dielli, dhe në disa raste i bindën ata, dhe si rrjedhojë përveshën mëngët vetë, duke i lyer këta persona me krem.
 
UM Impact Day 2019 | Our team in action near Durres
 
UM Impact Day 2019 | Sunscreen and skin care tips
 
Impact Day është pjesë e programit “Botë më e Mirë” nga Universal McCann (UM), për angazhim vullnetar në komunitet.