SQ ENG

Zyra e Gjelber: McCann Tirana zbaton programin mjedisor

Duke përqafuar lëvizjen botërore të vetëdijesimit mjedisor, McCann Tirana ka përmbushur që nga muaji mars i këtij viti dhe po vazhdon më tej, misionin për të përmbushur standardet më të larta miqësore ndaj mjedisit.
 
Kjo nismë filloi në 2018, kur i gjithë ndriçimi në zyrë u zëvendësua me LED, ndërsa të gjitha pajisjet elektrike janë instaluar për të shënuar eficiencë të lartë energjetike.
 
Gjithashtu, në fillim të këtij viti, një përmirësim tjetër u vendos, në mënyrë që të gjitha pajisjet e reja elektrike duhet të përmbushin të paktën klasifikimin A++, sipas direktivës së BE 92/75/EC.
 
Në tremujorin e parë të 2019, Zyra e Tiranës gjithashtu përjashtoi nga përdorimi i përditshëm çdo lloj plastike të pariciklueshme, duke reduktuar edhe përdorimin e e plastikës në përgjithësi. Gjithashtu, është duke ulur përdorimin e materialeve të pariciklueshme edhe në operacionet me kontraktorët, kur diçka e tillë është e mundshme.
 
Gjithashtu, kjo nismë ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e mëtejshëm të stafit prej rreth 20 personash të McCann Tirana.
 
Ndërsa McCann Tirana dhe industria e reklamave në tërësi karakterizohet nga një ndikim u ulët mjedisor, kjo nismë praktike ka rëndësi më të madhe simbolike në forcimin e vetëdijes për mjedisin e qytetit dhe të vendit, përmes rrjetit të klientëve, kontraktorëve dhe hisedarëve të tjerë të agjencisë. 
 
Gjithashtu, përmes kësaj nisme, agjencia dëshiron të tregojë se jo vetëm mundëson aksione domethënëse të përgjegjësisë sociale (CSR) për klientët e saj, por edhe vetë operon sipas të njëjtave standarde.
 
Përmbushja e kësaj nisme është pjesë e Planit CSR të McCann Tirana për vitin 2019, i cili është hartuar dhe po zbatohet në përputhje me vlerat e McCann Worldgroup dhe I&F McCann Grupa.