SQ ENG

Toptani Shopping Center zgjedh te punoje me McCann Tirana

McCann Tirana është përzgjedhur si agjencia e komunikimit për Toptani Shopping Center.
 
Vendosur në qendër të kryeqytetit – siç sugjeron edhe slogani “Në zemër të Tiranës” – Toptani renditet ndër qendrat tregtare kryesore në vend.
 
Përveç dyqaneve të shumta dhe gamës së gjerë të produkteve, ndërtesa përfaqëson stile arkitekturore bashkëkohore, me ndërthurje të dallueshme të metalit, qelqit, gurit dhe gjelbërimit, dhe që ofron pamje mbresëlënëse nga referencat kryesore historike të Tiranës.
 
Agjencia po punon drejt rifreskimit të imazhit të Toptanit, çka reflektohet vizualisht, por edhe përmes të gjitha komunikimeve.
 
 
 
Agjencia ofron shërbime të plota komunikimi për qendrën tregtare, dhe pritet që në të ardhmen e afërt të zhvillojë një sërë fushatash, eventesh dhe prodhimesh multimedia.