SQ ENG

Tona: nje histori shijesh

Pas suksesit të bashkëpunimit të mëparshëm mes McCann dhe Tona, fundi i vitit ishte koha e duhur për një tjetër krijimi mbresëlënës, një TV spot korporativ. Kompania "Tona Co" është një prej kompanive të mirënjohura në industrinë shqiptare të përpunimit të mishit e themeluar që në vitin 1992.
 
Kohët e fundit, kompania implementoi integrimin vertikal duke investuar në një nga fabrikat më të mëdha dhe më moderne të grumbullimit dhe përpunimit të mishit në Shqipëri. Si rezultat, të dy kompanitë u bashkuan në një, nën emrin e "Tona - Alb". 
 
Këtë herë, detyra e agjencisë ishte të përcillte nëpërmjet një spoti korporativ, zhvillimin dhe arritjet e kompanisë dhe gjithashtu t’i rikujtonte publikut zotimin e "Tona - Alb" për të sjellë për klientët e saj produkte me cilësi të lartë, të shijshme dhe me vlera ushqyese. 
 
Për të shfaqur vlerat e brandit "Tona" e për të sjelle një pjesë te historikut dhe traditës së tyre ndër vite, koncepti kreativ përforcon imazhin duke krijuar një lidhje emocionale me shikuesin.
 
 
Spoti është trajtuar në formën e një narracioni, duke sjellë në vëmendje lidhjen me natyrën, traditën korçare dhe produktet e përzgjedhura me kujdes për të qenë pjesë e çdo tryeze. Këto vlera personifikohen me një cikël personazhesh, që kalojnë brez pas brezi. Në këtë rrugëtim, nga e shkuara drejt së ardhmes, produktet janë ato që lidhin brezat mes tyre, duke mbartur vlerat e markës dhe duke ruajtur traditën e shijeve ndër vite.
 
Kjo fushatë përfshin dhe dy spote radio të cilat përforcojnë mesazhin duke sjellë në mënyrë të këndshme historikun e kompanisë Tona.