SQ ENG

10 vjet Kristal Center

Kristal Center, një nga qendrat tregtare në kryeqytet, këtë vit shënoi një moment të rëndësishëm 10 vjetorin e krijimit. 
 
Për të festuar 10 vitet, Kristal Center ngriti siparin e një viti festimesh, komunikimin e të cilit ia besoi agjencisë McCann Tirana. Qëllimi mbetej falenderimi dhe shpërblimi për konsumatorët besnikë dhe bashkëpunëtorët.
 
Një nga detyrat kryesore të agjencisë ishte rifreskimi i kompozimit të logos duke synuar një komunikim më modern dhe të standartizuar.
 
 
Stili vizual i punuar për këtë rast u fokusua tek stili i jetesës që Kristal Center i ka ofruar komunitetit në këtë dekadë, duke shkuar përtej qendrës te hapësirat argëtuese dhe gjithpërfshirëse. 
 
Fokusi qëndron mbi "10 vitet", një periudhë kohore e rëndësishme në jetën e gjithkujt por edhe një mundësi e mirë për rinisje. Kjo plotësohet më tej me ilustrime e simbolika të ndryshme të cilat bashkë me ngjyrat synojnë të paraqesin gjallërine e festimeve si dhe ta bëjnë vizualin edhe më tërheqës.
 
 
 
Logoja e 10 vjetorit e gjallëruar në 3D u përdor gjerësisht në të gjitha komunikimet e festimeve. Krahas OOH, fushata e komunikimit të 10 vjetorit përfshiu dhe kanalet e radios, ueb dhe mediave sociale.