SQ ENG

Faleminderit heronjve te diteve te sotme

Në realitetin tonë të ri, punonjësit e kujdesit shëndetësor janë ata që qëndrojnë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Në këtë kohë të vështirë, ata përpiqen çdo ditë për të ndihmuar njerëzit, kudo. Ata janë heronjtë e vërtetë të ditëve të sotme. Me këtë qëllim, McCann Tirana përqafoi me entuziazëm nismën rajonale të lançuar nga McCann Worldgroup Romania me synimin për t’i shprehur një mirënjohje sado të vogël personelit shëndetësor. Qytetet u kthyen në ekspozita punimesh artistike kushtuar personelit shëndetësor, duke i falënderuar për punën e tyre në nivel kombëtar. 
 
McCann Tirana krijoi një seri vizualesh në shenjë mirënjohjeje të “Heronjve të ditëve të sotme” të cilat u ekspozuan në hapësira të ndryshme OOH në qytete të ndryshme në Shqipëri.
 
Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është një figurë ikonike në Tiranë. Mban emrin “Shqiptarët” dhe simbolizon heronjtë shqiptarë të historisë së vendit tonë. U rikrijua një ilustrim i këtij mozaiku ku në vend të heronjve kombëtarë paraqiten punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe armët që ata mbajnë në duar janë pajisjet mjekësore. Rikrijimi u ekspozua dhe në një prej hyrjeve kryesore të qytetit të Tiranës si falënderim për të gjithë personelin shëndetësor.

Heroes of Today | Mockup of display at National Museum in Tirana
 
Heroes of Today | Entrance of Tirana LED wall
 
Heroes of Today | LED wall close-up
 
 
Për të pasqyruar të njëjtin mesazh të fuqishëm, McCann Tirana rikrijoji edhe ikonën shqiptare të pavarësisë në qytetin e Vlorës, Monumentin e Pavarësisë, duke vënë personelin shëndetësor në vijë të parë si heronjtë e sotëm në betejën e tyre kundër virusit.
 
Heroes of Today | Independence Monument in Vlora
 
Heroes of Today | LED screen in Vlora
 
 
Rrugët e qytetit u kthyen në ekspozime artistike me City-Lights të dedikuar që sjellin më pranë njerëzve përpjekjet e përditshme të personelit shëndetësor. Disa prej Letrave të Fatit Tarot u ridizenjuan për t’u kujtuar njerëzve që në këto kohëra, fati ka nxjerrë më të mirën e heronjve për t’u kujdesur për ta në situata të vështira. Nga mjekët te infermierët, mesazhet e dedikuara tregojnë fuqinë e kurajës dhe përkushtimin për të na kujtuar se sa mirënjohës duhet të jemi të gjithë këto ditë ndaj personelit shëndetësor.
 
Zbulo më shumë përmes projektit tonë në Behance.
 
Heroes of Today | Tarot cards mockup
 
Heroes of Today | Tarot cards on front-side of bus station
 
Heroes of Today | Tarot cards on side of bus station