SQ ENG

12 vjet histori zhvillimi nga DLDP

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmbylli rrugëtimin e tij 12-vjeçar në mbështetje të qeverisjes dhe komuniteteve lokale në Shqipëri.
 
Historia e këtij programi përfshin arritje me ndikim domethënës në nivel kombëtar dhe lokal, duke ndikuar direkt në jetët e qytetarëve dhe në një sërë reformash të rëndësishme institucionale.
 
DLDP e ushtroi aktivitetin e saj kryesisht në veri të Shqipërisë që nga viti 2006, në 5 qarqe, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës, duke mbuluar rreth 30% të popullsisë.
 
 
Për t’i transmetuar më mirë këto rezultate si dhe ato sfida që kërkojnë vazhdim të punës dhe përpjekjeve, DLDP punoi me McCann Tirana që nga vera e vitit 2018 dhe deri në shkurt të 2019-s.
 
Gjatë kësaj kohe, të dyja ekipet punuan ngushtë për realizimin e shtatë produksioneve video, të cilat prekin disa prej sektorëve dhe temave kryesore ku DLDP ka dhënë një kontribut të dorës së parë.
 
DLDP | Creative Materials
 
Gjithashtu, Agjencia organizoi aktivitetin përmbyllës të programit, ku morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, kryetarë dhe stafe të bashkive, të institucioneve qendrore si dhe ekspertë të zhvillimit.
 
Programi DLDP përfundon duke i dhënë stafetën një tjetër faze të zhvillimit vendor nga SDC përmes programit të ri Bashki të Forta.
 
DLDP | Event