SQ ENG

Coca-Cola Summer Festival: Edicioni "Wow"

Nëse keni kaluar nga qendra e Tiranës gjatë ditëve të nxehta të korrikut, me siguri do të keni ndjerë një shije të freskët që elektrizonte ajrin. Grupet e punës dhe makineritë e specializuara vendosën sistemet e audios, ndriçimit dhe të gjitha pajisjet e tjera në sheshin Skënderbej, hapësira më e madhe në qytet, vendi i eventit më të madh të verës dhe në të njëjtën kohë skena për disa nga muzikantët më të njohur shqiptarë: "Festivali Veror i Coca-Cola".
 
Duke u bazuar në suksesin e madh të edicionit të parë të Coca-Cola Summer Festival vitin e kaluar, pritshmëritë ishin të larta. Gjatë punës për konceptin dhe idenë e festivalit, duke studiuar dhe analizuar shumë të dhëna dhe reagime të mbledhura, McCann Tirana erdhi me idenë se diçka ka munguar gjithnjë gjatë verës. Dhe ajo që mungonte janë emocionet e papritura, ndjenja e kënaqësisë dhe surprizës, pikërisht ajo që Coca-Cola ofron në çdo shishe dhe në çdo gllënjkë të saj.
 
 
Pra, kjo ishte vera për të thënë WOW, jo vetëm për shijen, por edhe për emocionet. Kështu ne kërkuam të sjellim përpara markën Coca-Cola dhe të luajmë një rol aktiv për t’u mundësuar njerëzve të përjetojnë një verë të denjë dhe të shijojnë momente të përditshme freskie.
 
Festivali Veror i Coca-Cola erdhi në këtë edicion të dytë si një premtim i mbajtur për të zgjuar emocionet e muzikës, këtë verë me një përvojë që ja vlen të jetohet dhe të ndahet, me synimin kryesor të kthimit të saj në një traditë të bukur vit pas viti nga The Coca-Cola Company (TCCC) dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), siç është tashmë në shumë shtete të tjera, ku emrat më në zë të muzikës janë në sheshet kryesore të qyteteve më të njohura.
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Stage branding
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Mockups
 
 
 
Mbrëmja e 25 korrikut rezultoi të ishte e paharrueshme, jo vetëm për njerëzit që ja dolën të ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej, sheshin kryesor të Tiranës, por edhe për ata që mundën ta shohin koncertin nga TV në shtëpitë e tyre dhe këtë vit për herë edhe nga mbulimi kohë reale në Instagram.
 
Skena i përkiste disa prej artistëve më të mirë të muzikës sonë moderne. Emrat si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Young Zerka, West Side Family, Ylli Limani, Offchestra, Dhurata Dora, Lynx, Samanta Karavella ishin interpretuesit e mbrëmjes së bashku me artisten kryesore të natës, Eleni Foureira, këngëtarja Shqiptaro-Qipriote që po shkëlqen në skenat europiane.
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Arilena Ara
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Eugent Bushpepa
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Eleni Foureira
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Attendance
 
Coca-Cola Summer Festival 2018 - Public on Skanderbeg square
 
Ky vit ishte hapi i dytë për t'u bërë protagonisti kryesor i emocioneve të verës në Tiranë dhe gjithashtu për t'i mundësuar të gjithëve që të lidhen më shumë me Coca-Cola si një markë.
 
Festivali Veror shërbeu si kulmi dhe përfundimi i një muaji të gjatë festimesh të Coca-Cola dhe futbollit dhe gjithashtu një nisje e një vere plot promocione që do t'u mundësojë shumë fituesve të jenë pjesë e një eksperience të veçantë WOW duke luajtur me Coca-Cola.
 
Mos harroni ti hidhni një sy #VeraImeWow në Instagram ;)