SQ ENG

Me shume se nje raport: McCann Tirana shpalos arritjet e AADF

Themeluar në vitin 2009, AADF është organizata më e madhe jofitimprurëse në Shqipëri dhe përqendrohet në Programin për Edukim dhe Udhëheqjae në ekzekutimin e projekteve dedikuar sektorit të edukimit të të rinjve; Programin e Sipërmarrjeve që mbështet zhvillimin e sektorit privat; Programin Kulturor dhe Eko-Turizmit që fokusohet në zhvillimin e trashëgiminë kulturore dhe historike dedikuar audiencave të brendshme e ndërkombëtare.
 
Që nga krijimi i saj, AADF ka shënuar një histori rritjeje të pandalshme, ku vit pas viti, rezultatet kanë ardhur vetëm duke tejkaluar ato të periudhave të mëparshme. Kështu, suksesi i investimeve të AADF ka shërbyer edhe si katalizator për të nxitur aktorë të tjerë që t’i bashkohen nismave të saj. Si rrjedhojë, më shumë se 80 milionë dollarë investime shtesë janë siguruar nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët i janë bashkuar AADF në projektet dhe përpjekjet e saj në Shqipëri.
 
Për të dokumentuar dhe festuar këto arritje, AADF e ngarkoi skuadrën kreative të McCann Tirana që të dizenjonte dhe prodhuar një Raport Vjetor që të pasqyronte këtë dinamikë të rritjes përgjatë viteve. Detyra kreative ishte që të realizohej një dokument i vetëm ku do të shpaloseshin përvoja të ndryshme në çdo faqe, por duke ruajtur në të njëjtën kohë, konsistencën si një lidhëz e padukshme ndërmjet vlerës së punës së organizatës dhe përmbajtjes së paraqitur.
 
AADF - Report 2017 | Experience
 
Për të realizuar këtë detyrë sfiduese, Agjencia zhvilloi një udhërrëfyes të plotë të stilit vizual që do të ofronte mjaftueshëm fleksibilitet për të garantuar konsistencë, por nga ana tjetër, duke mundësuar tërheqjen e vëmendjes së lexuesit me faqosje të ndryshme, të zbatuara në nivel vizual apo tekst.
 
AADF - Report 2017 | Layouting
 
Duke qenë se fushëveprimi i projekteve që AADF ka zhvilluar është nga zona të ndryshme në Shqipëri, krijimi i faqosjeve duke u bazuar mbi fotografitë dokumentuese nga burime të ndryshme, rezultoi një proces i vështirë. Megjithatë, me përpunim të kujdesshëm dhe gradim ngjyrash, rezultati dhe prodhimi final rezultuan përtej pritshmërive.
 
AADF - Report 2017 | Print Quality
 
Duke përdorur një metodë unike të lidhjes së librave, si dhe një përzgjedhje të veçantë të cilësisë së letrës, raporti vjetor qëndron i shtrirë ndaj sipërfaqes pa krijuar përkulje, duke i ofruar kështu lexuesve një përvojë leximi unike.
 
AADF - Report 2017 | Style guide
 
Duke u mbështetur në ndërveprimet e thelluara nga AADF, raporti u përqendrua në projekte me tregime nga njerëzit e përfshirë apo të ndikuar nga misioni i AADF. Kjo qasje e udhëhoqi shpalosjen e projektit në një dorëshkrim unik me tregimtari dhe rezultate të prekshme, duke e transformuar produktin final në një libër me kuptim.
 
AADF - Report 2017 | Visual - 01
 
AADF - Report 2017 | Visuals - 02
 
AADF - Report 2017 | Visuals - 03
 
Shfletoni një kopje dixhitale të raportit përmes faqes ueb të AADF.