SQ ENG

Mision i mundur: Jetesimi i bashkepunimit televiziv mes CNN dhe A2 News

Shqipëria e viteve ‘90. Një derë hapet dhe politikanët ecin para gazetarëve nën dritat e aparateve fotografike. Christiane Amanpour raporton nga Tirana mbi disa nga momentet dramatike nga Shqipëria, të cilat i përkasin të shkuarës së vendit. Kjo është e shkuara e përjetësuar në video.
 
Premtimi i së ardhmes shfaqet në fund përmes mes Logos se A2 News dhe CNN, si lajmëtare të fillimit të bashkëpunimit shqiptaro-amerikan për ngritjen e televizionit më të ri informativ në Shqipëri.
 
 
Që në fillimet e jetësimit të A2 News përmes një partneriteti ekskluziv me rrjetin gjigand mediatik CNN, McCann Tirana u përzgjodh për ta mbështetur projektin në fushën e komunikimit.
 
A2 News është filiali i CNN me seli në Tiranë, i cili ofron 24 orë lajme për audiencat shqipfolëse jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin. Si e tillë McCann duhet të përçonte qartazi të vërtetat pas këtij projekti, ku spikatin trashëgimia e standardeve të CNN e gërshetuar me ekselencën lokale.
 
CNN - A2 News | Launch event
 
Agjencia pati një rol të dorës së parë në ndërtimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale të A2 dhe në sigurimin e përmbajtjes së nevojshme deri në lançimin e televizionit, duke u përfshirë edhe në procese të tjera si brandimi i zyrave dhe studios së A2, pjesë e një miksi shërbimesh në PR, kreativ, dixhital, produksion etj.
 
Po ashtu, nxjerrja në pah e bashkëpunimit të ngushtë dhe real me CNN që nga fillimi i projektit dhe në çdo fazë të vazhdimësisë së tij, ishte një nevojë e rëndësishme përballë hezitimit fillestar për të besuar që një gjigant si CNN, vërtet dëshironte të zgjerohej drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të medias përmes filialit të tij A2 News.
 
CNN - A2News | LaunchEvent - CNN representative
 
Këto nevoja, fryt i një analize të hollësishme paraprake, u përmbushën falë një strategjie komunikimi, e konkretizuar në komunikime të bashkërenduara me drejtimin e A2 dhe CNN.
 
Prej këtej, mbështetja e McCann Tirana u shpalos në një sërë aktivizimesh, që nga eventet e nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, përfshi edhe menaxherë të CNN, te komunikime specifike për audienca të ndryshme e deri te komunikimet masive përmes njoftimeve për media dhe formave të tjera.
 
 
Si i tillë, McCann u përfshi në komunikimin e zhvillimeve kryesore të këtij projekti, që nga njoftimi i parë për nisjen e tij në fillim të 2018-s, e deri në nisjen e transmetimit në dhjetor të të njëjtit vit.
 
Rreth A2
Televizioni i lajmeve A2 News është një partneritet ekskluziv mes Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2. Filiali ekskluziv i CNN, A2, i ka zyrat qendrore në Tiranë me njësi mbështetëse të prodhimit të lajmeve të shpërndara në qytete të tjera dhe në rajon. Televizioni A2 prodhon kryesisht lajme lokale për audiencat shqipfolëse, dhe gjithashtu bashkëpunon ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes.
 
CNN - A2News | Executive Room Branding
 
CNN - A2News | Meeting Room Branding